×
  • Sport
  • Sport

    Shaqiri dhe Rrudhani në ekipin e javës në Zvicër

    Reporteri
    14 Prill 2025 | 15:57

    Xherdan Shaqiri dhe Donat Rrudhani janë përfshirë në ekipin ideal të javës në kampionatin zviceran të futbollit.

    Dy futbollistët kosovarë shkëlqyen me ekipet e tyre përkatëse në kuadër të xhiros së 32-të, e cila u zhvillua në fundjavën që shkoi.

    Shaqiri i realizoi dy gola në fitoren e Baselit ndaj Zurichut, ndërsa Rrudhani shkëlqeu po ashtu në fitoren e Luzernit me një gol dhe një asistim ndaj skuadrës që e posedon kartonin e tij, Young Boys.

    Ish-përfaqësuesi zviceran u vlerësua nga faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve, “Sofascore” me notën 8.8, kurse përfaqësuesi kosovar me notën 7.9.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!