Pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit, kryetari i Partisë Liberiane Egjiptiane, Veton Berisha, raportohet se është duke zhvilluar takim me kryeministrin Kurti.
Berisha në pamjet që T7 ka publikuar është parë mëngjesin e sotëm duke hyrë në objektin e Qeverisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ai gjatë ditës së djeshme nuk kishte treguar nëse do ta votojë kryeparlamentarin duke potencuar nuk kanë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Seanca konsitutive e Kuvendit pritet të fillojë në ora 10:00, por deri më tani partia me numrin më të madh të deputetëve, Vetëvendosje nuk e ka nominuar askënd për të parin e legjislativit të Kosovës. /Reporteri.net/
Seanca konstituive, çka në rast se nuk zgjidhet sot kryeparlamentari?