×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca konstituive

    Kurti niset drejt Kuvendit, asnjë fjalë për numrat

    Reporteri
    15 Prill 2025 | 9:55

    Kryeministri Kurti dhe lideri i Vetëvendosjes, partia e parë që doli në zgjedhjet e 9 shkurtit është parë dukke dalë nga objekti i Qeverisë, ndërkohë që seanca konstituive e Kuvendit pritet të nisë pas pak minutash. Vetëvendosje ende nuk e ka bërë të ditur të nominuarin për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

    Kurti është pyetur nga gazetarët nëse i kanë numrat për ta zgjedhur sot kryetarin e Kuvendit, por ka refuzuar të përgjigjet. “Tash jemi duke shkuar në Kuvend”, ka thënë shkurt ai.

    Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë, e ka të drejtën të propozojë kryeparlamentarin, i cili zgjidhet me 61 vota.

    Kjo parti ende nuk dihet nëse i ka siguruar 61 votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe më pas  të Qeverisë së re. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!