×
  • Lajme
  • Lajme / Formimi i institucioneve

    Emilja Rexhepi thotë se e mbështet Qeverinë Kurti 3 edhe pse s’merr post qeveritar

    Reporteri
    15 Prill 2025 | 9:57

    Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi, ka thënë se do ta votojë formimin e Qeverisë Kurti 3 edhe pse ka pranuar se nuk do të marrë vet post qeveritar.

    Patjetër që do e votoj Qeverinë. Ne jemi pjesë e Qeverisë, veç unë nuk e kam marrë atë ofertën që të jem ministresha. Kthehem në parlamentar, ama jemi pjesë e Qeverisë”, ka thënë ajo para hyrjes në Kuvend për seancën konstituive.

    Rexhepi ka thënë se dikush prej komunitetit boshnjak duhet të jetë në post të ministrit. “Unë s’jam kundër. Këtë e vendos kryeministri”, ka thënë tutje ajo.

    Diskutimet për kundërshtime nga ky komunitet ka pasur, pasi deputetja Duda Balje kushtëzoi përkrahjen për qeverinë me krijimin e Komunës së Reçanit.

    Nga 10 deputetët joshumicë joserbë, 3 janë të komunitetit boshnjak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!