×
  • Lajme
  • Fokus / Legjislatura e nëntë

    Me një orë vonesë, Avni Dehari hap seancën konstituive të Kuvendit

    Reporteri
    15 Prill 2025 | 11:06

    Me një orë vonesë ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Sipas rregullores, ajo po udhëhiqet nga deputeti më i vjetër i Kuvendit, Avni Dehari, i ndihmuar nga deputetja më e re, Sala Jashari, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Deputetët e legjislaturës së nëntë do ta bëjnë betimin, ndërsa në rend dite është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

    Dehari ka thënë se në rend dite është formimi komisionit për verifikimin e mandateve, betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.

    Partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka bërë të ditur emrin e të nominuarit për kryeparlamentar.

    Nuk dihet ende nëse VV-ja i ka 61 votat e nevojshme për kryeparlamentarin.

    Deri më tani PDK dhe LDK kanë bërë të ditur se nuk do të votojnë kandidatin për kryeparlamentar që do ta propozojë Vetëvendosje, ndërkohë që AAK-ja ka thënë se do të mbajë qëndrim të përbashkët me këto dy parti.  /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!