Mediat në Itali shkruajnë se Milani tashmë ka rënë dakord me Ili Tare për postin e drejtorit sportiv, ndërsa kryesia dhe shqiptari janë pajtuar se Massimiliano Allegri është kandidati ideal për të marrë drejtimin e skuadrës.
Milani po pret të emërojë një drejtor të ri sportiv dhe më pas një trajner të ri për të marrë drejtimin nga Sergio Conceicao për fillimin e sezonit 2025/26.
Pas vlerësimit të emrave si Fabio Paratici, Tony D’Amico, Giovanni Manna dhe Giovanni Sartori, Milani tani duket i gatshëm të emërojë Taren, pas një takimi të gjatë mes tij dhe CEO-s së kuqezinjve, Giorgio Furlani të martën.
Tani, sipas raporteve nga Calciomercato.com , shumica e drejtorëve të Milanit janë dakord. Allegri tani është gjithashtu zgjedhja e parë për pronarin Gerry Cardinale dhe drejtorin teknik Geoffrey Moncada.
Tani duket qartë, Tare ishte zgjedhja e parë e Ibrahimovic, dhe se Allegri është zgjedhja e parë e Tares, dhe duket se as suedezi nuk do të kundërshtojë këtë vendim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.