Qyteti i Gjakovës do të jetë mikpritës i një turneu prestigjioz të bilardos, i cili do të mbahet në këtë muaj.

Më saktësisht, më 26 e 27 prill në “Zoom Pool Bar” do të mbahet edicioni i pestë i turneut të bilardos “DritOn Open”, i cili organizohet për nder të të ndjerit Driton Hajdaraj, një emër i dashur dhe i respektuar në këtë sport në Kosovë.

Reklamë

Ky turne është shndërruar në një traditë që mbledh lojtarë nga mbarë vendi, rajoni dhe më gjerë.

Organizatorë të këtij turneu do të jenë: Federata e Biliardos e Kosovës me në krye Veton Dylën, Klubi “Tetë-shi” Gjakovë me kryetar Arlind Junikun si dhe Dardan Hajdaraj, që është pjesë e organizimit.


Ngjarja do të jetë e hapur për publikun dhe pritet të ketë pjesëmarrje të madhe, si dhe shpërblime për më të mirët.

Organizatorët njoftojnë se pjesëmarrja do të jetë e hapur për të gjithë lojtarët dhe atmosfera premton emocion, konkurrencë dhe respekt për figurën e Dritonit.

Reklamë