Aro Muric është rikthyer në Mançester pas ndeshjeve që zhvilloi me Kombëtaren e Kosovës
Ylli i Manchester Cityt pati dy paraqitje të mira me Kosovën, fillimisht mbrojti për 45 minuta ndaj Danimarkës, ndërsa kundër Bullgarisë luajti gjithë ndeshjen.
Ai pas ndeshjeve me Kombëtaren si çdo futbollist tjetër mori rrugën për t’u rikthyer në klubin e tij.
Por, pak pa u larguar nga Kosova portieri i Cityt publikoi një foto në Instagram ku thotë se do të luftojnë deri në fund për ëndrrën e quajtur Euro 2020.
“Ne do të luftojmë deri në fund” shkruan Muric në Instagram.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.