×
  • Lajme
  • Lajme / Numrat

    “Ndoshta e votojmë”, Emilija Rexhepi hedh dyshime mbi votën e saj para nisjes së seancës konstituive

    Reporteri
    23 Prill 2025 | 9:57

    Deputetja boshnjake Emilja Rexhepi, e cila kishte konfirmuar votën e saj për kryeparlamentarin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, sot ka bërë një deklaratë që ka hedhur dyshime mbi votën e saj.

    E pyetur se a do ta votojë sot kryeparlamentarin, ajo është përgjigjur “ndoshta e votojmë”.

    Rexhepi, javën e kaluar  përpos votës për kryeparlamentarin kishte thënë  se do ta mbështesë edhe votimin e qeverisë së re e cila sipas saj do të drejtohet nga Albin Kurti, pavarësisht se nuk ka marrë ndonjë ofertë për të qenë ministre edhe një mandat.

    “Patjetër që do e votoj qeverinë, ne jemi pjesë e qeverisë veç unë nuk e kam marrë atë ofertën që të jem ministre, kthehem në parlamentar por jemi pjesë 3 Qeverisë”, tha Rexhepi javën e kaluar.

    Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në tentativën e pestë për konstituimin e legjislaturës së nëntë.  Kjo do të jetë seanca e pestë çdo 48 orë, që nga 15 prilli. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!