Filmi i ri i Ermal Mamaqit “I Love Tropoja” është komentuar gjatë në media ende pa u publikuar, kjo pêr shkak të kastit që ai ka përzgjedhur për të qenë pjesë e këtij produksioni.
Një prej aktorëve do të jetë edhe kryeministri Rama. Së fundmi “Newsbomb” ka zbuluar se çfarë roli do të ketë Edi Rama në filmin e Mamaqit.
Kryeministri i cili u shfaq pak më parë në një foto me flokët e gjata, është një “personazh i fortë”, nga ata që nuk e zbatojnë ligjin.
Në film, ai do të luajë rolin e dajës së personazhit të Ermal Mamaqit, një djalë i urtë, por që merret peng për ta martuar pa dëshirën e tij.
“Prindërit e Ermal Mamaqit, ku rolin e të atit e luan aktori Bujar Asqeriu, janë nga Tirana, tipa civilë, madje nëpër ambientet e shtëpisë rrinë veshur lirshëm, vec me të brendshme (dhe jo më kot është evidentuar ky detaj). Ata i kërkojnë ndihmë dajës, që është Edi Rama, për të liruar nga pengmarrja djalin e tyre të cilin po e martojnë me zor. Atëherë Rama niset drejt vendit ku mbahet dasma. Shqyen derën duke i rënë me shqelm dhe këtu, sipas aktorëve, ai thotë: Nuk ka bir k*rve të më martojë nipin me zor”, shkruan “NewsBomb”.
Epo na duhet të presim për ta parë kryeministrin edhe si aktor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.