Pep Guardiola ka uruar Liverpoolin pasi u shpallën kampionë të Ligës Premier, por ka paralajmëruar ata se nuk do të jetë e lehtë që ta përsërisin këtë sukses dhe ta mbajnë titullin sezonin e ardhshëm.
Duke folur para gazetarëve pas fitores, trajneri i Cityt dhe gjashtë herë fituesi i Ligës Premier, e uroi Liverpoolin para se t’i dërgonte atyre një paralajmërim.
“Vetëm një moment para se të fillojë. Në emër timin dhe të gjithë klubit, ne duam ta urojmë Liverpoolin pasi u shpallën kampionë të Ligës Premier”.
“E merituar, asnjë dyshim për këtë. Skaudër fantastike. Njësoj sikur në katër vitet e fundit për Cityn, ata do të përpiqen që ta mbrojnë titullin dhe shpresojë se sezonin e ardhshëm mund të bëjmë më mirë për të konkurruar deri në fund të sezonit dhe këtë sezon nuk ishte e mundur”, ka thënë Guardiola.
‘Të Kuqtë’ për herë të fundit ishin shpallur kampionë në sezonin 2019/202 dhe Guardiola ka qenë trajner në çdo sezon në mes.
Liverpooli mund ta largojë këmbën nga gazi tani, por City ka ende shumë për të luajtur deri në fund të këtij sezoni.
Kualifikimi në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm është minimum që ata mund të bëjnë, por finalja e FA Cup i dhurojnë një mundësi për të shpëtuar sezonin pas një kampanje të tmerrshme./Telegrafi/