Futbollisti Belgin Jashari ka treguar për incidentin që i ndodhi atij para disa ditësh në një ndeshje të futbollit në Obiliq.
Më 21 prill, ai u sulmua fizikisht gjatë një loje që ekipi i tij e pati ndaj ShF Arsenalit.
Kjo ngjarje e rëndë u dënua dhe u cilësua si e patolerueshme nga opinioni publik, përfshirë edhe presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
“Ne kemi shkuar ta luajmë lojën tonë, të fitojmë edhe të kthehemi në Fushë Kosovë dhe të festojmë. Ka pasur tensione mes lojtarëve tonë edhe kundërshtarëve edhe shkova ta ndajë ekipin tim që të mos bëj tension edhe më të madhe dhe të marrim kartonë”.
“Në momentin që i kam dal përballë 9-shit shihet edhe në video, të ekipit kundërshtarë, ai më ka shtyrë edhe më ka thënë “Çka po do o maxhup?”. E kam shtyrë edhe më ka shtyrë, dhe pastaj ka hyrë në fushë prindi dhe më ka goditur me shqelm. Ai më tha se “Ju nuk jeni për asgjë ju jeni për të mbledhur hekra”, deklaroi Jashari në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova.
15 vjeçari aktualisht është golashënuesi më i mirë në kategorinë e tij me 20 gola.
Ai po ashtu i ka edhe 15 asistime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.