×
  • Show Time
  • Show Time

    Don Phenom injoron Taynën në mes të intervistës

    Reporteri
    29 Shtator 2019 | 10:14

    Ndonëse bashkë kanë krijuar një super hit, Tayna dhe Don Phenom prej kohësh thuhet se nuk flasin.


    Ata nuk ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe prej kohësh nuk janë parë në shoqëri të njëri-tjetrit.Lidhur me këtë çështje dyshja ka preferuar të mos japë asnjë deklaratë, madje reagimi i Don Phenom në një intervistë për “Tema TV” na ka habitur të gjithëve.

    I pyetur nga gazetari lidhur me reperen ai ka bërë një devijim të temës dhe ka treguar për albumin e tij të ardhshëm.

    “Unë thjesht them kaq, albumi i ri do vijë dhe do të jetë një nga albumet më të fuqishëm në tregun shqiptar”, ka treguar i prerë reperi duke injoruar pyetjen për reperen.Tayna dhe Don Phenom kanë bashkëpunuar në këngën “Columbiana” dhe ajo vazhdon të jetë shumë e pëlqyer për publikun shqiptar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!