×
  • Show Time
  • Show Time

    Në ditën e tij të lindjes, Loredana bëri këtë gjest të bukur për Mozzik

    Reporteri
    29 Shtator 2019 | 11:09

    Sot, reperi i njohur Mozzik feston ditëlindjen e tij.Ai ka lindur më 29 shtator të vitit 1995 dhe ka mbushur 24-vjeç.


    Prej disa javësh, ai është kthyer në kryefjalën e mediave për shkak të krizës në marrëdhënie me Loredana Zefin.

    Madje, ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin së fundmi në Instagram, duke konfirmuar kështu zërat për ndarje.Mozzik nuk ishte i pranishëm në ditëlindjen e partneres në datën 1 të këtij muaji dhe me siguri as Loredana s’do të jetë në ditëlindjen e tij.

    Mirëpo, në këtë ditë speciale për të, Mozzik e mori gjithsesi një mesazh të bukur dashurie.

    Në profilin e vajzës së tij, Hanës, në Instagram është publikuar një foto e të voglës me reperin, ku krahas saj shkruhet:

    “Gëzuar ditëlindjen babi! Të dua, Hana.”

    https://www.instagram.com/p/B2-JRbAIyhR/

    Në llogarinë e Hanës shkruhet se adresa e saj menaxhohet nga Loredana dhe me siguri këtë mesazh dashurie për Mozzik e ka shkruar ajo.

    Mesa duket, sot reperja i ka lënë pas mosmarrëveshjet mes tyre dhe ka bërë gjestin e bukur që jemi të bindur se e ka lumturuar reperin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!