Leandro Paredes e ka zbuluar një rast aspak të veçantë që i kishte ndodhur me Lionel Messin.
Futbollisti argjentinas e kujton një kohë kur tetë herë fituesi i Topit të Artë i ishte hidhëruar pasi kishte dëgjuar diçka nga ai në ndeshjen mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës në atë kohë, kur ylli argjentinas ishte pjesë e gjigantit katalunas.
Por, për fatin e mirë të Paredes, gjithçka ishte harruar dhe kishte kaluar me kohë.
“E kisha një periudhë të tmerrshme. Isha duke luajtur për PSG-në dhe ai po luante tek Barça. Ne u përballën me ta në Ligën e Kampionëve. Në atë kohë, nuk kishte tifozë në tribuna shkaku i pandemisë, kështu që gjithçka mund të dëgjohej.”
“Ne ishim duke fituar 2:1 dhe unë iu thash diçka bashkëlojtarëve të mi. AI më dëgjoi dhe me të vërtetë u bë ‘tym’. Për t’i qetësuar gjërat, unë i shkrova të nesërmen mesazh. Më pas, shkuan 1 ditë dhe ai nuk mu përgjigj. Madje, shkuan tre muaj pa mu përgjigjur…”
“Mendoj se ndeshja ishte në shkurt, ndërsa në muajin qershor do të takoheshim me të, para Copa Americas. Kishin kaluar tre muaj pa folur dhe po mendoja, ‘Tash do të takohemi, të shohim se si do të reagojë ai.’ Por, të jem i sinqertë, ai ishte i jashtëzakonshëm.”
“Ne arritëm në të njëjtën ditë, ai më erdhi nga prapa në dhomën e zhveshjes, më hodhi ujë dhe më pyeti se çka po bëja aty aq herët. Dhe, kaq ishte, nuk kishte nevojë as të flisnim për atë punë.”/Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.