Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar nga Spanja pas dështimit të seancës konstituive e përpjekjes së VV’së për ta ndryshuar formën e votimit për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si Kryemparlamentare, me votë të fshehtë.
Abdixhiku ka thënë se këto veprime janë arsye për refuzimin e tij e LDK’së që të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ftesë që u pranua nga Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, shkruan Reporteri.net.
“A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim? Të takojnë, të mashtrojnë! Gjersa të thërrasin në takim, jashtë të ofendojnë. Në fund veprojnë në arbitraritet të plotë!
Sepse nuk njohin njerëzoren, as fjalën as kurrizin!”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se kjo politikë duhet të marrë fund dhe se LDK’ja do të jetë ajo që do ta bëjë këtë.
“Është interes kombëtar refuzimi i qasjes së tillë politike, jo nënshtrimi e dorëzimi para saj. Shpresoj dhe partitë tjera ta kuptojnë këtë gjë sa më parë. LDK e ka të qartë. Prandaj është konsistente. Para, gjatë e pas zgjedhjeve. Prandaj votuesi e mbështetësi i LDK-së sot rri krenar!✌️”, ka shkruar Abdixhiku. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.