Ka vdekur në moshën 71-vjeçare, këngëtari meksikan José José, i njohur si “Prince of Song”.


Sipas BBC, ai vdiq ditën e djeshme në një spital në Florida të Jugut pas një beteje me kancerin e pankreasit.

Ai ishte këngëtar, tekstshkrues dhe aktori.

Reklamë

Emri i vërtetë i tij ishte José Rómulo Sosa Ortiz dhe u ngrit në majën e tabelave latine në vitet 1970 me këngën “El Triste”.

Ai korri shumë sukses në vitin 1980 me albumin “Secrets”, që un hodh në treg në vitin 1983.

I njohur për baladat e tij, karriera e José José zgjati pesë dekada dhe ai shiti më shumë se 120 milionë disqe.

Ai gjithashtu mori disa nominime për Grammy.