×
  • Lajme
  • Lajme / Ndryshimi i votimit

    Gërvalla: Nëse AAK ka argumente le ta çojnë rastin në Kushtetuese, le të sqarohet se a ka shkelje apo jo

    Reporteri
    09 Maj 2025 | 11:36

    Deputetja e LVV-së, Donika Gërvalla, e ka ftuar AAK-në që të çojnë në Gjykatë Kushtetuese përpjekjen e LVV-së për të ndryshuar metodën e votimit për kryetar të Kuvendit, nëse ka argumente të mjaftueshme.

    Mirëpo, vetë thotë se e sheh si propagandë për të arsyetua bllokadën.

    “E ftoj AAK-në nëse kanë argumente të mjaftueshme, në vend të deklarimeve politike, ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese, se është bërë bajat që vazhdimisht të flitet për Gjykatën Kushtetuese… Ai që mendon që ka shkelje, nuk duhet ta mbajë peng publikun por duhet ta dorëzojë në Kushtetuese sepse vetëm do të mund të sqarohet se a ka shkelje apo jo. Ne mendojmë që kjo është vetëm një propagandë për të arsyetuar bllokadën, por nëse AAK apo kushdoqoftë që mendon se ka shkelje të Kushtetutës duhet të nxitojnë dhe jo ta mbajnë pezull të gjithë këtë proces”, ka thënë Gërvalla.

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, deklaroi më herët se i kanë siguruar 10 nënshkrime për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese “ngërçin” në Kuvendin e Kosovës.

    Ajo tha se pos pesë nënshkrimeve të AAK-së, nënshkrime dhanë edhe ata të LDK-së meqë minimalisht duhet të jenë 10 për t’iu drejtuar Kushtetueses.

    “I kemi siguruar nënshkrimet për të hënën për këtë shkelje kushtetuese kalimi nga votimi i hapur në votim të fshehtë në mes të votimeve konsiderojmë që është shkelje ligjore dhe do t’i adresohemi Kushtetueses. I kemi nënshkrimet edhe të LDK-së meqenëse sot është e premte, do të mblidhemi edhe të dielën në seancë për nënshkrime të tjera, qoftë edhe të komuniteteve dhe të PDK-së dhe do të procedojmë”, ka deklaruar Kadriaj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!