Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin e gazetës online Reporteri.net se një burrë e ka plagosur me thikë gruan e tij e më pas e ka qëlluar me thikë edhe veten. Nga plagët e shkaktuara vetës, burri ka vdekur.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor.”, tha ajo.
Ahmeti tha se mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.
“Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes.”, tha Ahmeti.
E rëndë: Burri i TikTok-eres së njohur kosovare e ther me thikë gruan, pastaj e qëllon veten
