Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për tragjedinë që ndodhi sot në Prishtinë, ku stilisti kosovar Festim Isufi, u gjet i therur për vdekje në banesën e tij në Prishtinë. Paraprakisht, ai dyshohet se sulmoi me thikë gruan e tij, një influencere e njohur në rrjete sociale, e cila mbeti e plagosur.
Nëpërmjet një komunikate Prokuroria ka iniciuar procedurë penale me kallëzim penal si ‘’Hetim mbi vdekjen’’, për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje.
“ Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik, se sot, më datë 09.05.2025, rreth orës 03:00 në ‘’Rrugën B ’’ në Prishtinë, ka ndodhur një rast i rëndë, ku një (1) person mashkull ka humbur jetën, dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Insititutin e Mjekësisë Ligjore.”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Sipas kësaj komunikate, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik.”, thuhet tutje në komunikatë.
Gazeta online Reporteri.net ka raportuar ekskluzivisht për ngjarjen e rëndë.
Një burrë 34 vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë gruan e tij e më pas e ka qëlluar me thikë edhe veten. Nga plagët e shkaktuara vetës, burri ka vdekur.
Gazeta online Reporteri.net merr vesh se personi që u gjet i vdekur është stilisti i njohur kosovar Festim Isufi.
Isufi fillimisht dyshohet se qëlloi gruan e tij një Tiktokere e njohur. Ngjarja nisi te një Klinikë Dentare në Prishtinë. Pa sulmit ndaj gruas së tij 31 vjeçare, i njëjti dyshohet se i shkaktoi plagë vdekjeprurëse edhe vetes. Ai u gjet pa shenja jete në banesën e tij në rrugën B, raporton gazeta online Reporteri.net.
Festim Isufi ka qenë dizajneri i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjeve “Haute Couture” në Javën e Modës në Paris, në Ritz Paris, në shtëpinë e Coco Chanel, ku kanë prezantuar koleksionet e tyre dizajneret me të famshëm botëror.
“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor.”, tha ajo.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin e gazetës online Reporteri.net se një burrë e ka plagosur me thikë gruan e tij e më pas e ka qëlluar me thikë edhe veten. Nga plagët e shkaktuara vetës, burri ka vdekur.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor.”, tha ajo.
Ahmeti tha se mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.
“Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes.”, tha Ahmeti.
Përdorim cookies të domosdoshme që faqja të funksionojë. Me pëlqimin tuaj, përdorim edhe cookies analitike (Google Analytics, Histats) për të kuptuar si lexohet faqja.
Zgjedhjen mund ta ndryshoni kurdo te "Cilësimet e cookies" në fund të faqes.
Politika e cookies