×
  • Sport
  • Sport

    Ancelotti trajtohet si mbret në Brazil – pagë e majme, bonus për Kupën e Botës dhe avion privat

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 14:03

    Ancelotti do të largohet zyrtarisht nga Real Madridi më 25 maj dhe do të debutojë në stolin e Brazilit më 5 qershor në Guayaquil, gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës kundër Ekuadorit.

    Qëndrimi i Carlo Ancelottit në Brazil do të jetë vërtet i artë. Një ditë pas njoftimit të punësimit të tij si trajner i ‘Seleçao’, shifrat dhe detajet e marrëveshjes që do ta lidhë atë me CBF (Federata braziliane) deri në vitin 2026 filluan të qarkullojnë në mediat lokale

    . Carletto do të fitojë rreth 10 milionë euro neto në sezon dhe pritet gjithashtu të marrë një bonus prej 5 milionë eurosh në rast suksesi në Kupën e Botës 2026. Ai do të ketë në dispozicion edhe një avion privat, i cili do t’i lejojë të fluturojë për në Evropë ose Kanada, ku jeton gruaja e tij, Mariann, kurdo që të dëshirojë.

    Ancelotti do të largohet zyrtarisht nga Real Madridi më 25 maj dhe do të debutojë në stolin e Brazilit më 5 qershor në Guayaquil, gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës kundër Ekuadorit. Një sfidë aspak e lehtë, duke pasur parasysh se kombëtarja e Becace është e dyta në renditje pas Argjentinës dhe ka një avantazh prej 2 pikësh ndaj Brazilit, aktualisht i 4-ti.Pra, me vetëm më pak se një muaj deri në debutimin e tij, Carlo ka nisur tashmë punën. Sipas mediave braziliane, ai tashmë e ka kontaktuar Neymarin me telefon për të mësuar se si po shkon pas dëmtimit të tij të fundit (paraqitja e fundit e sulmuesit të Santos për Seleçao daton në tetor 2023) dhe me sa duket po mendon ta rikthejë Casemiron në ekipin kombëtar (ai gjithashtu luajti për herë të fundit për ekipin brazilian më shumë se një vit e gjysmë më parë), i cili në një sezon katastrofik për United (ndërsa pret finalen e Europa League) megjithatë ka bërë 39 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!