Barcelona pritet ta përdorë “fshesën” gjatë verës që po vjen.
Plot largime pritet të ndodhin nga gjiganti katalunas në afati kalimtar veror, përkundër një sezoni pozitiv, i cili sipas të gjitha gjasave do të kulmojë me titull të kampionit në La Liga, plot Kupën e Superkupën e Spanjës tashmë në vitrina.
Sidoqoftë, “Blaugrana” i kanë idetë e qarta për edicionin e ardhshëm.
Ata nuk do t’i pengojnë lojtarët të largohen nëse marrin oferta të majme, në mënyrë që t’i rrëgullojnë balancet financiare, kur dihet se lideri i La Ligas ndodhet në krizë financiare që prej fillimit të pandemisë, shkruan mediumi spanjoll “Sport”.
Natyrisht, katalunasit nuk do t’i detyrojnë lojtarët të largohen, por që do të jenë të hapur për të negociuar me lojtarët që nuk konsiderohen si të pazëvendësueshëm nga trajneri Hansi Flick.
Janë plot nëntë lojtarë që mund t’i bëjnë valixhet gati për t’u larguar nga Katalunia gjatë verës që po vjen.
Në mesin e tyre janë edhe lojtarët e rëndësishëm si Ronald Araujo, Frenkie de Jong, Fermin Lopez, e madje edhe Gavi, nëse arrin ndonjë ofertë e parezistueshme për ta.
Gjithashtu, në listë të largimeve mund të jenë edhe Inaki Pena, Hector Fort, Pablo Torre, Pau Victor dhe Ansu Fati.
Nuk dihet ende e ardhmja e portierit Ëojciech Szczesny, i cili është i hapur për ta vazhduar bashkëpunimin për një vit tjetër pas rikthimit nga pensionimi.
Mirëpo, ndërkohë katalunasit janë duke i studiuar mundësitë e përforcimeve, varësisht se cilët lojtarë do t’i kërkojë trajneri Flick, dhe natyrisht nëse do të përputhen me mundësitë financiare të klubit./Express