×
  • Sport
  • Sport

    Ancelotti e përzgjedh ndihmësin e tij te Brazili

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 20:02
    Getty Images

    CNN raporton se Carlo Ancelotti po punon për emërimin e Kakas si ndihmës trajner te Brazili.

    Vetëm dy vjet më parë, Kaka përfundoi licencën e trajnerit në Brazil, duke marrë një licencë A dhe tani është i kualifikuar për të trajnuar ekipe kudo në botë.

    Kaka luajti 270 ndeshje nën drejtimin e Ancelottit te Milani, duke shënuar 95 gola dhe duke dhënë 77 asiste.

    Ai nuk luajti kurrë nën drejtimin e Carlettos te Real Madridi.

    Me një legjendë braziliane si Kaka në stafin e trajnerëve të Ancelottit, trajneri italian pritet të lidhet dhe të komunikojë më mirë me lojtarët e tij.

    Djali i Ancelottit, Davide, i cili ka qenë asistent i tij për një kohë të gjatë, pritet të fillojë karrierën e tij si trajner, duke marrë një punë te Rangers në Skoci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!