×
  • Sport
  • Sport

    Toni Kroos ia propozon Realit transferimit e një mesfushori

    Reporteri
    14 Maj 2025 | 16:03

    Edhe pse është pensionuar nga futbolli, Toni Kroos vazhdon të ketë ndikim te Real Madridi. Mesfushori gjerman, i respektuar në korridoret e ‘Santiago Bernabeut’, vazhdon të ndjekë nga afër zhvillimet e klubit dhe ka ndarë mendimet e tij për përforcimet e nevojshme.

    Kroos ka lavdëruar shpesh talente të rinj si Pedri, të cilin e konsideron si më të mirin në pozicionin e tij, por duke qenë se transferimi i lojtarit të Barcelonës është thuajse i pamundur, gjermani ka sugjeruar një alternativë tjetër.

    Emri që Kroos ka propozuar është ai i Tijjani Reijnders, mesfushorit holandez të Milanit. Ai e ka impresionuar Kroosin me paraqitjet e tij, sidomos gjatë ndeshjes në Madrid këtë sezon.

    Sipas mediave spanjolle, Kroos ka ndarë këtë mendim edhe me presidentin Florentino Perez dhe drejtuesit e tjerë, duke e cilësuar Reijnders si një mesfushor të kompletuar dhe me ndikim në të gjitha fazat e lojës.

    Juni Calafat, kreu i skautëve të Real Madridit, ka ndjekur nga afër Reijndersin. Megjithatë, transferimi i tij nuk pritet të jetë i lehtë, pasi Milani e vlerëson lart dhe nuk dëshiron ta shesë për një shumë të ulët.

    Pavarësisht kësaj, marrëdhëniet e mira mes dy klubeve mund të ndihmojnë në nisjen e negociatave. Një ofertë bindëse mund ta bëjë Milanin të rishqyrtojë qëndrimin për lojtarin pasi Rossonerët e vlerësojnë rreth 80 milionë euro yllin holandez.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!