Superylli brazilian i Real Madridit, Rodrygo Goes, ka premtuar një rikthim të shpejtë në fushë, pas tre mungesave radhazi për “Los Blancos”. Braziliani është gjithashtu në qendër të shumë spekulimeve lidhur me të ardhmen e tij.
Rodrygo mungoi në ndeshjen parafundit kundër Celta Vigos për shkak të një temperature, dhe gjithashtu nuk u paraqit në El Clasico. Kjo ndodhi pavarësisht se Carlo Ancelotti kishte deklaruar vetëm 24 orë më parë se ai ishte i gatshëm për lojë, por sërish theksoi se lojtari nuk ishte mirë me shëndet. Të martën, Rodrygo u largua nga stërvitja me probleme muskulore dhe do të mungojë në ndeshjen kundër RCD Mallorcës.
Gjatë El Clasicos, talenti i ri Victor Munoz zëvendësoi Vinicius Juniorin, ndërsa Rodrygo nuk bëri as nxehmjen para ndeshjes. Sipas disa raportimeve, Rodrygo i kishte thënë Ancelottit se nuk ndihej mirë psikologjikisht për të luajtur kundër Barcelonës.
Të martën, Ancelotti mbrojti sërish sulmuesin e tij, duke theksuar se frustrimi i Rodrygos vinte vetëm për shkak të problemeve fizike dhe pamundësisë për të arritur formën më të mirë. Të mërkurën, Rodrygo reagoi në rrjetet sociale duke mohuar thashethemet.
“Faleminderit për të gjitha mesazhet dhe shqetësimin. Do të kthehem shpejt. Mos shpikni gjëra,” shkroi ai në Twitter/X, bashkë me një fotografi të këmbëve të tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.