×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Krasniqi: Vetëvendosje tentoi ta shkel rregulloren, kërkoi seancat të mbahen një herë në javë, jo çdo dy ditë

    Reporteri
    17 Maj 2025 | 11:28

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, pas dështimit të seancës ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar ta shkelë rregulloren e Kuvendit.

    Ai tha se VV ka kërkuar që seancat të mbahen një herë në javë, e jo çdo dy ditë, shkruan Reporteri.net.

    “Kërkesa e VV-së ishte me u mbajt seanca një herë në javë, ne i thamë se nuk mund ta shkelim rregulloren, duhet të mbahen seancat siç e sheh rregullorja”, tha Krasniqi.

    Krasniqi tha se Vetëvendosje duhet ta ndërrojë kandidatin për kryetare të Kuvendit.

    “Duket që për Kurtin është më e rëndësishme Albulena Haxhiu se qytetarët që kanë votuar më 9 shkurt”, tha ai. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!