×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Çitaku: Rregullat dhe ligjet s’janë tavolinë suedeze

    Reporteri
    19 Maj 2025 | 10:58

    Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar sot ashpër ndaj qasjes së Lëvizjes Vetëvendosje në raport me zbatimin e ligjeve dhe rregullave të Republikës së Kosovës.

    Në një deklaratë për media, Çitaku theksoi se rregullat dhe ligjet nuk janë tavolinë sudeze, ku mund të përzgjidhen vetëm ato që i përshtaten dëshirës politike të dikujt.

    “Ligjet dhe rregullat e Republikës së Kosovës nuk janë tavolinë sudeze. S’mund të vendosësh me to vetëm çfarë pëlqehet”, u shpreh ajo, duke kritikuar qasjen selektive që, sipas saj, Vetëvendosje po ndjek në një emërim të caktuar që i preferon.

    Partia Demokratike e Kosovës ka kritikuar vazhdimisht mënyrën e qeverisjes nga ana e Vetëvendosjes, duke e akuzuar për kapje të institucioneve dhe për qasje të njëanshme në vendimmarrje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!