Trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, ka komentuar të ardhmen e sulmuesit nga Kosova, Mirlind Daku, duke lënë të hapur mundësinë e një transferimi gjatë verës.
Në një konferencë për media para sfidës së fundit të sezonit ndaj Orenburgut, Rakhimov konfirmoi se për Dakun ka interesim nga disa klube, por asgjë ende nuk është vendosur.
“Ka interesim nga klube të ndryshme për Dakun, por ne nuk kemi marrë ende një vendim. Do të shohim zhvillimet gjatë një ose dy javëve të ardhshme,” tha Rakhimov.
Ai la të kuptohet se e ardhmja e sulmuesit 27-vjeçar pritet të qartësohet shumë shpejt – ndoshta brenda një ose dy javësh.
Daku është në prag të një arritjeje të madhe personale, pasi me 14 gola të shënuar në këtë sezon të Premier Ligës ruse, ndodhet shumë pranë titullit të golashënuesit më të mirë të kampionatit. Aktualisht, vetëm sulmuesi i Spartak Moskës, Manfred Ugalde, ka më shumë – 16 gola.
Ndeshja vendimtare për titullin e golashënuesit zhvillohet të shtunën, dhe mund të jetë edhe paraqitja e fundit e Dakut me fanellën e Rubin Kazanit – një fund i mundshëm për një sezon mbresëlënës dhe një fillim i ri në horizont./Express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.