×
  • Sport
  • Sport

    Në Madrid po përfundon një epokë: Nga Reali po largohet edhe Modric

    Reporteri
    22 Maj 2025 | 12:16

    Në Madrid po përfundon një epokë. Pas largimit të Carlo Ancelottit, edhe Luka Modric pritet të largohet nga Reali.

    Sipas informatave që i posedon mediumi “Cope”, kontrata e mesfushorit kroat nuk do të vazhdohet, kështu që të shtunën kundër Real Sociedadit mund të jetë ndeshja e tij e fundit në “Bernabeu” me fanellën e bardhë.

    Një element fondamental qe më shumë se një dekadë, 39 vjeçari i ka fituar katër tituj të La Ligas dhe gjashtë Champions League me klubin nga kryeqyteti spanjoll.

    Në këtë sezon, përkundër moshës së shtyrë, ka qenë mjaft i dobishëm: 55 ndeshje, 4 gola dhe 9 asistime.

    Një rendiment që dukej se do t’ia mundësonte vazhdimin e e kësaj historie dashurie, por duket se nuk do të jetë kështu.

    Ish-futbollisti i Tottenhamit i ka zhvilluar 590 ndeshje dhe i ka realizur 43 gola me Realin duke e fituar edhe Topin e Artë në vitin 2018.

    Reali do ta lëshojë nesër një deklaratë për shtyp për ta konfirmuar largimin e Carlo Ancelottit, ndërsa mund ta bëjë të njëjtën gjë edhe për Modricin.

    Gjithashtu, edhe Lucas Vazquez e Jesus Vallejo pritet të largohen nga Madridi. / Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!