Interneti u bë i bezdisshëm gjatë kësaj fundjave, më saktësisht për lajmin që Adele dhe Beyoncé po vijnë në një bashkëpunim me frontmenin e ‘Coldplay’, Chris Martin.
E gjitha filloi kur frontmeni i ‘One Republic’, Ryan Tedder, i tha radiostacionit Z100 në New York që kjo po ndodhte në albumin e ri të këtij grupi.
“Kemi një këngë të Beyonce and Adele, me Chris Martin që luan solo në piano”, ka thënë Tedder.
Hanging with @OneRepublic @GlblCtzn festival ??❤️ @MaxwellsHouse #PowerTheMovement pic.twitter.com/HyYez2LKyD
— Z100 New York (@Z100NewYork) September 28, 2019
I njëjti ka bashkëpunuar më herët me Beyoncen për këngën “Halo” e po ashtu edhe me Adele për këngën “Rumor Has It”, teksa dueti i tyre do jetë pjesë e albumit të tij të ri.
Adele ka deklaruar kohë më parë se është adhuruese e Beyonces dhe në çmimet ‘Grammy’ dëshironte të ndante kupën e saj me të, pasi albumi “Lemonade” meritonte çmimin “Albumi i vitit”, sipas artistes 31-vjeçare
Ky bashkëpunim mes dy divave të muzikës botërore pritet prej shumë kohësh dhe kjo natyrisht se do ishte një surprizë mëse e bukur nga ana e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.