Këngëtarja amerikane Jessye Norman, një nga sopranot më të njohura të shekullit 20, ka vdekur në moshën 74 vjeçare.
Norman vdiq në një spital në New York nga shoku septik dhe dështimi i shumëfishtë i organeve nga komplikimet e dëmtimit të palcës kurrizore në 2015, tha familja e saj.
Norman është një nga këngëtaret e vetme me ngjyrë që ka arritur famë në botën e operas.
Lindur më 15 shtator 1945, Norman u rrit në një familje artistësh amatorë dhe këndoi në kishë nga mosha 4 vjeçare.
Nga Georgia u zhvendos në Evropë në vitin 1970 dhe bëri debutimin e saj në Operan Metropolitane në New York në 1983.
Ajo ka fituar çmime prestigjioze si Kennedy Center Honor në vitin 1997, Grammy Lifetime Achievement Award në 2006, National Medal of Arts në 2009 dhe France’s Legion d’Honneur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.