×
  • Sport
  • Sport / Video

    Amir Rrahmani e ndërprenë konferencën e Contes dhe bëhet viral në festën e Napolit

    Reporteri
    24 Maj 2025 | 8:47

    Napoli mbrëmë fitoi titullin e kampion në Itali. Një moment tejet i veçantë ndodhi pas fitores titullit të katërt në histori të Serie A.

    Gjatë konferencës për shtyp, ndërsa trajneri Antonio Conte po fliste për triumfin historik, ndërsa kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, e ndërpreu papritur konferencën dhe mori vetë fjalën.

    Mes duartrokitjeve dhe buzëqeshjeve, Rrahmani u ngrit në këmbë dhe nisi këngën e kampionëve, ku shumë shpejt iu bashkua edhe Conte.

     

    Të dy së bashku e kthyen sallën e konferencës në një festë të vërtetë, duke treguar unitetin dhe emocionin që mbretëronte në skuadër pas arritjes së madhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!