Ylli kroat Luka Modriç dje i dha lamtumirën Real Madridit, pas një karriere tejet të bujshme, ku fitoi shumë trofe.
Por, para se të luante lojën e fundit me Realin, është publikuar një video tejet prekëse e kroatit, ku shihet i ulur në fund të autobusit, me telefon në duar, dhe nuk po mund të mbante lotët në ditët e fundit si futbollist i Real Madridit, shkruan Reporteri.net.
Për t’i qëndruar pranë Modriçit në një moment të tillë, shkoj spanjolli Lucas Vázquez , që e përqafoi dhe u mundua sadopak ta ngushëllonte.
Modiç dje pas ndeshjes së fundit me Realin mbajti një fjalim ku falënderoi klubin dhe në veçanti tifozët që e mbështetën në rrugën e tij si madrilen për 13 vite në “Santiago Berbaneu”.
Kujtojmë se Modriç ishte transferuar te Reali nga klubi anglez Tottenham Hotspur. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.