×
  • Sport
  • Sport

    Përballja me 7 qershor, kjo është deklarata e Sylvinjos për ndeshjen kundër Serbisë

    Reporteri
    26 Maj 2025 | 11:23

    Shqipëria do të luajë kundër Serbisë në ndeshjen e tretë kualifikuese për Botërorin 2026.

    Tekniku brazilian Sylvinho, u shpreh përpara mediave se e di rëndësinë e kësaj sfide, duke u shprehur se skuadra do të futet në fushë për të bërë lojën e saj më të mirë.

    “Është një moment specifik i gjithë sezonit. Shumë prej lojtarëve mbarojnë sezonin dhe një pjesë mund të jenë shumë të lodhur. Disa mund të kenë 10 ditë me pushime. Ne kemi më pak se 10 ditë për të nisur punën. Ky është një moment kyç për grumbullimin.

    “Janë dy ndeshje të vështira dhe me dy skuadra që fizikisht janë shumë të mira. Mesazhi për lojtarët është që unë kam nevojë për 27 prej tyre. E kuptoj që ndeshja me Serbinë është pak më e veçantë. Por ne duhet të fokusohemi te loja jonë. Ne jemi një skuadër që futemi me zemër në fushë. Janë ndeshje të vështira, por duhet të fokusohemi të bëjmë lojën më të mirë”, u shpreh tekniku brazilian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!