×
  • Sport
  • Sport

    Cristiano Ronaldo shënon golin e 936-të në karrierë

    Reporteri
    26 Maj 2025 | 23:41

    Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror, duke regjistruar golashënuesin e tij të 936-të në karrierë, gjatë sfidës së fundit të sezonit me Al Nassr.

    Por pavarësisht golit të bukur në minutën e 42-të, skuadra saudite u mposht 3:2 nga Al Fateh, dhe kjo ndeshje mund të rezultojë të ketë qenë e fundit për Ronaldon me këtë fanellë.

    Ronaldo, i cili iu bashkua Al Nassr në vitin 2023, nuk ka rinovuar kontratën me klubin, dhe spekulimet për të ardhmen e tij janë shtuar ndjeshëm.

    Meqë Al Nassr nuk arriti të kualifikohet për Kupën e Botës për Klube, që zhvillohet nga 14 qershori deri më 13 korrik, portugezi pritet të shqyrtojë alternativa të reja për të qenë pjesë e këtij turneu prestigjioz.

    FIFA ka hapur mundësinë që lojtarët të transferohen për periudha të shkurtra vetëm për këtë turne, dhe emri i Ronaldos është lidhur me disa nga skuadrat pjesëmarrëse. Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se një transferim surprizë te Inter Miami, aty ku luan rivali i tij i madh Lionel Messi, nuk përjashtohet.

    Në moshën 40-vjeçare, Ronaldo duket larg përfundimit të karrierës, ndërsa bota e futbollit pret të shohë nëse rekordi i tij i radhës do të vijë në një fanellë të re, në një skenë globale si Kupa e Botës për Klube./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!