Reperi i njohur Getinjo është mjaft aktiv dhe i ndjekur në Instagram ku numëron 400 mijë ndjekës. Vazhdimisht ai bën postime të ndryshme të cilat marrin mjaft vëmendje.
Këto kohë ai ka qenë shumë aktiv në muzikë dhe kënga e tij e fundit mban titullin “Feuer”, në bashkëpunim me Loredanën. Mbrëmjen e sotme ai i ka habitur fansat pasi përmes një postimi të bërë në Instagram, ka lajmëruar se po largohet nga muzika, duke mos dhënë asnjë arsye.
Më pas ai e ka përgënjeshtruar këtë lajm, duke bërë një postim pasues ku konfirmon dhe albumin e ri. ‘Hahahahah ngadalë se shaka po bëj, albumi është gati”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.