Të mbijetuarit nga një “shtëpi torturash” nigeriane, e ashtuquajtur shkollë e cila u bastis nga policia, rrëfyen për tmerrin që përjetuan atje.
“Nëse luteni, ata do t’ju rrahin. Nëse studioni, ata sërish do t’ju rrahin”, tha Isa Ibrahim, 29 vjeçar, për BBC, transmeton Reporteri.net.
Afro 500 burra dhe djem u shpëtuan nga një ndërtesë në qytetin Kaduna, e cila shërbeu si një shkollë islame dhe shtëpi korrektuese.
Policia tha se ishte një vend i skllavërisë njerëzore pasi shumë të arrestuar u gjetën në zinxhirë. Disa viktima u torturuan dhe u abuzuan seksualisht, thanë autoritetet.
Reporteri i BBC, Isaac Khalid, i cili vizitoi ndërtesën në Nigerinë veriore, tha se kishte frikë se abuzime të ngjashme do të ndodhin në institucione të tjera të tilla.
Shumë familje në këtë pjesë kryesisht myslimane të vendit nuk e përballojnë dot t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, dhe ata që munden, shpesh i regjistrojnë në institucione si kjo, shpjegoi Khalid. /Reporteri.net