×
  • Sport
  • Sport

    200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, FSHF-ja njofton se kur do të shpallen fituesit

    Reporteri
    01 Qershor 2025 | 13:02

    Të dielën në mëngjes, Federata Shqiptare e Futbollit publikoi një deklaratë lidhur me procesin e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e cila do të zhvillohet të shtunën në Arenën Kombëtare në Tiranë.

    Aplikimet për bileta ishin të hapura deri më 30 maj, ora 20:00, ndërsa emrat e përzgjedhur do të shpallen deri të hënën, më 2 qershor. Përzgjedhja e fituesve do të kryhet nëpërmjet një shorti elektronik, i cili përzgjedh aplikuesit në mënyrë tërësisht rastësore, duke u dhënë atyre të drejtën për të blerë biletë.

    Në njoftim thuhet se numri i aplikimeve ka kaluar 200 mijë. FSHF ka theksuar se do të ndërmerren masa sigurie dhe procedura verifikimi për të eliminuar aplikimet e dyfishta apo të dyshimta.

    Po ashtu, është bërë e ditur se do të zbatohen edhe masa të tjera shtesë sigurie për të siguruar që biletat të përfundojnë në duart e duhur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!