×
  • Sport
  • Sport

    PSG e fitoi Championsin pa të, vjen reagimi i Mbappes

    Reporteri
    01 Qershor 2025 | 13:12

    Paris Saint Germain, e ka fituar trofeun e Champions League për herë të parë në histori.

    Skuadra e Luis Enrique, e mposhti thellë Interin me rezultat 5:0 në “Allianz Arena”.

    E këtij suksesi iu gëzua edhe ish futbollisti i PSG-së, Kylian Mbappe, i cili u largua nga “Parc des Princes” pas shtatë vitesh aty, pikërisht në kërkim të trofeut të Championsit, por nuk e arriti këtë në këtë sezon me Real Madridin.

    “Dita e madhe më në fund ka ardhur. Fitore dhe me stil nga i gjithë klubi. Urime, PSG!”, tha ai.

    Në aspektin personal, Mbappe pati një edicion të mirë, duke fituar Këpucën e Artë Evropiane dhe Trofeun Pichichi si golashënuesi më i mirë në La Liga.

    Por, me “Los Blancos” ai nuk mori asnjë trofe, pas dominimit të Barcelonës në Spanjë.

    Francezi sezonin tjetër pritet ta marrë numrin 10-të dhe me ngulm do ta kërkojë trofeun më të vlefshëm të futbollit evropian për klube, sidomos edhe pas arritjes së Xabi Alonsos në krye të klubit mbretëror.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!