×
  • Lajme
  • Botë / Pamje

    Tërmet i fortë në Turqi, një vajzë 14-vjeçare vdes pas një sulmi paniku

    Reporteri
    03 Qershor 2025 | 8:17

    Vonë mbrëmë, një tërmet me magnitudë 6.2 ballë goditi zonën pranë Dodekanezit, përgjatë kufirit me Turqinë. Tërmeti u regjistrua në orën 23:17 sipas kohës lokale, 18 kilometra nga ishulli i Rodosit dhe në një thellësi prej 68 kilometrash, raporton EMSC.

    Dëshmitarët në faqen e internetit të EMSC theksojnë se ky tërmet i zgjoi ata.

    Pothuajse në të njëjtën kohë, një tjetër tërmet u ndje në Turqi, në qytetin bregdetar të Marmaris. Ky tërmet kishte një magnitudë prej 5.8 ballësh dhe plagosi të paktën shtatë persona.

    Disa u hodhën nga dritaret dhe ballkonet në panik, konfirmoi guvernatori i atij qyteti, Idris Akbiyik, duke shtuar se nuk pati dëme të mëdha në ndërtesa.

    Këto tërmete u ndjenë gjithashtu në të gjithë jugun e Greqisë, në perëndim të Turqisë dhe në zonat bregdetare përgjatë Detit Egje.

    Lëkundjet pasuese janë të mundshme dhe ekipet e reagimit ndaj emergjencave janë gati.

    Guvernatori i Marmaris tha në X se një vajzë 14-vjeçare u shtrua në spital me sulme paniku dhe vdiq pak më vonë.

    Ai shtoi se 69 persona u plagosën pasi u hodhën nga shtëpitë e tyre gjatë tërmetit.

    “Ekipet tona të vlerësimit të dëmeve po vazhdojnë operacionet në terren. Deri më tani nuk është vërejtur asnjë shkatërrim”, tha Ministri i Planifikimit Urban, Murat Kurum.

    Shumë vendpushime bregdetare, përfshirë Marmaris, Fethiye dhe Bodrum, ndodhen në provincën Mugla, e cila priti 3.7 milionë turistë të huaj në vitin 2024, sipas agjencisë shtetërore Anadolu.

    Kujtojmë se tërmetet në Turqi janë të shpeshta sepse vendi ndodhet sipër çarjeve të mëdha.

    Në vitin 2023, një tërmet me magnitudë 7.8 ballë në Turqi vrau mijëra njerëz dhe shkatërroi ose dëmtoi qindra mijëra ndërtesa në 11 provinca jugore dhe juglindore. 6,000 njerëz të tjerë vdiqën në pjesët veriore të Sirisë fqinje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!