Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, në ditën e parë të vitit të ri akademik, ka vizituar Qendrën e Studentëve, konviktet e qëndrimit dhe qendrën e ushqimit.


Me këtë rast ai ka shfrytëzuar rastin të drekojë së bashku me disa studentë.

“Si Qeveri kemi treguar kujdes të veçantë për këtë qendër, duke investuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe inventarit, për t’u dalë zot katër mijë studentëve që qëndrojnë në konvikte dhe 6500 studentëve që ushqehen në mensë dhe ky kujdes do të vazhdojë”, ka shkruar ai në Facebook.

Reklamë

ballina