×
  • Show Time
  • Show Time

    S’ka më dyshime – E pyesin nëse është në një lidhje, Kejvina Kthella përgjigjet troç

    Reporteri
    01 Tetor 2019 | 14:16

    Kejvina Kthella është padiskutim një ndër femrat më simpatike dhe më të komentuara në mediet rozë në vendin tonë.


    Së fundmi ajo ka nisur një eksperiencë të re në “Dance With Me”.

    Mbrëmjen e djeshme gjatë momentit të vlerësimit, Kejvina u pyet nga moderatorja Alketa Vejsiu për jetën e saj private, nëse është apo jo në një lidhje. Kjo pyetje u bë pasi janë të shumtë njerëzit që kanë interes të dinë statusin e saj aktual.

    Ish velina, u përgjigj prerë duke treguar se nuk ka një të dashur në jetën e saj. ‘Jo nuk jam në një lidhje, jam vetëm”, u përgjigj Kejvina.Pak para se Alketa t’i drejtonte pyetjen, Kejvina u shpreh ‘Hë kanë pyetur nëse kam operacione plastike?’.

    Ajo zbuloi se një pyetje e tillë i është bërë si fjala ‘mirëmëngjes’, aq e zakontë dhe që është e lumtur që të paktën e paskan ndryshuar njëherë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!