×
  • Show Time
  • Show Time

    Një e paftuar u ngjitë në sfilatë, Gigi Hadid e nxjerrë jashtë atë

    Reporteri
    01 Tetor 2019 | 14:51

    Gigi Hadid u tregua shumë e kujdesshme për të shmangur një skandal në sfilatën e fundit të Chanel në Javën e Modës në Paris.


    Një grua e paftuar, por e veshur bukur u ngjit në skenë ndërkohë që modelet po sfilonin dhe nisi të pozonte për qejfin e saj.

    Gigi e kapi menjëherë situatën dhe në vend që të largohej apo të alarmohej, e shoqëroi gruan në pozat e saj, për ta marrë atë më pas me vete.

    Gruaja e paftuar dhe modelja seksi dolën pa shumë zhurmë nga sfilata e megjithatë të pranishmit arritën të filmonin momentin.
    Gigi u tregua e zonja duke nxjerrë me lezet jashtë pasarelës zonjën, e cila me sa duket kishte nevojë për shumë vëmendje!

    https://www.instagram.com/p/B3ElwgJgols/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!