Së bashku me shpalljen e ndalimit të udhëtimeve drejt Shteteve të Bashkuara nga 12 vende, si dhe kufizimet për shtatë vende të tjera, presidenti amerikan bëri edhe disa njoftime të tjera të mërkurën, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Vizat për studentët e huaj në Harvard pezullohen
Trump ka pezulluar hyrjen e studentëve të huaj që kërkojnë të studiojnë ose të marrin pjesë në programe shkëmbimi në Universitetin Harvard për një periudhë prej gjashtë muajsh.
Trump thotë se kjo bëhet për arsye të sigurisë kombëtare, ndërsa Harvard e ka quajtur këtë urdhër si “hakmarrës” dhe ka theksuar se do të vazhdojë të mbrojë studentët e tij ndërkombëtarë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Hetim për veprimet e Joe Biden gjatë presidencës së tij
Presidenti ka urdhëruar një hetim mbi veprimet e paraardhësit të tij gjatë kohës në Shtëpinë e Bardhë, duke akuzuar ndihmësit e Joe Biden për një “konspiracion” për të “mashtruar publikun rreth gjendjes mendore të Biden”. Trump thotë se ky konspiracion “përbën një nga skandalet më të rrezikshme dhe shqetësuese në historinë amerikane” – Biden, nga ana tjetër, e ka quajtur veprimin e Trump si “qesharak”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.