Trajneri i Serbisë Dragan Staqjkoviç dhe kapiteni Akleksandër Mitroviç kanë dalë ditën e sotme para mediave ku kanë folur për ndeshjen me Shqipërinë e vlefshme për kualifikuesit e Kupës së Botës, sfidë e cila do të luhet mbrëmjen e së shtunës në “Air Albania”.
Trajneri serb ka vlerësuar maksimalisht Shqipërinë duke theksuar se nëse Serbia do fitoren duhet të luajë shumë mirë.
“Ne duhet të jemi shumë mirë nëse duam ta mundim Shqipërinë nesër. Nuk mund ta mundim Shqipërinë nëse nuk luajmë shumë mirë”, u shpreh Stajkoviç.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kapiteni Mitroviç.
“Shqipëria ka skuadër të mirë, ka trajner të mirë. Duhet të jemi në nivel të lartë për ndeshjen e nesërme”, deklaroi Mitroviç.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.