Ditën e djeshme Justin Bieber dhe modelja e njohur Hailey Baldwin kurorëzuan dashurinë në një ceremoni mjaft minimaliste pranë familjarëve dhe miqve më të dashur të tyre.
Nga ana tjetër ish-e dashura e këngëtarit 25-vjeçar, Selena Gomez është shprehur se është gati të njohë njerëz të rinj.
Të afërm pranë yllit të muzikës treguan për ‘UsWeekly’ se Gomez ka shtuar se ndonëse nuk është një një lidhje aktualisht, ajo ndihet shumë më mirë se me Justin.
Me siguri ky arsyetim lidhet dhe me gjendjen e rënduar që këngëtarja kaloi para disa kohësh për shkak të raportit të komplikuar me Bieber.
Prej atij momenti Gomez është rikthyer me anë të disa projekteve lidhur me veshjet, ndërsa shumë shpejt pritet të sjellë muzikë të re për të gjithë fansat e ‘zjarrtë’ të saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.