×
  • Sport
  • Sport

    “Serbia ka ekip të fortë, por ne luajmë për fitore”, Sylvinho krenar me lojtarët e tij

    Reporteri
    06 Qershor 2025 | 20:29

    Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka theksuar se kuqezinjtë do të hyjnë në fushë për të synuar fitoren ndaj Serbisë, në përballjen e së shtunës në Tiranë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botërorit 2026.

    Trajneri brazilian ka folur për kualitetin e kundërshtarëve, duke nënvizuar se Serbia ka një ekip të fortë fizikisht dhe disa sulmues të rrezikshëm.

    Por gjithashtu ai ka shprehur krenarinë e tij për lojtarët kuqezi dhe besimin te paraqitja e tyre.

    “Serbia ka ekip të fortë, ka lojtarë të mirë si Mitrovic, Vlahovic, Jovic. Por edhe ne kemi lojtarë të mirë si Broja, Manaj, Uzuni, Bajrami e të tjerët për të cilët jam krenarë”.

    “Kundërshtari ka ekip të mirë fizik. Shpresojmë të bëjmë ndeshje të bukur. Të gjithë trajnerët e përgatisin ndeshjen për ta fituar”.

    “Shpresojmë të dhurojmë ndeshje të bukur, janë 90 minuta të gjatë. Futemi në ndeshje për të marrë tri pikët. Rruga drejt Botërorit është e gjatë”, ka deklaruar Sylvinho.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!