Kosova vazhdoi me aksione të rrezikshme dhe arriti të marrë epërsinë në minutën e 71-të ndaj Armenisë me rezultat 3-2.
Ishte Lindon Emërllahu që përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës dhe shënoi një gol të bukur për 3-2.
Skuadra e Franco Fodës është treguar më agresive dhe më e organizuar në pjesën e dytë, duke i mbajtur armenët nën presion të vazhdueshëm.
Lindon Emerllahu puts Kosovo in the lead! 😍
🇽🇰3-2🇦🇲#KOSARM
pic.twitter.com/z8WdC8eGoE— Kosovo Football 🇽🇰 (@KosovarFootball) June 6, 2025
Kosova pati mundësinë të shënonte edhe golin e katërt, por Florian Haxha, i vetëm përballë portierit, goditi drejt trupit të tij. Nga topi i kthyer, Albion Rrahmani lëshoi një goditje të fuqishme, por topi përfundoi në shtyllë.
Kosova po dominon plotësisht lojën, duke dëshmuar dëshirë të madhe për fitore dhe duke kërkuar vazhdimisht avantazhin e dyfishtë. /\
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.