×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo për raportin me Messin: Më ka respektuar, e dua Argjentinën sepse e kam gruan nga atje

    Reporteri
    07 Qershor 2025 | 13:25

    Ylli portugez, Cristiano Rondalo në konferencën për media përpara finales me Spanjen ka folur për relacionin e tij me yllin argjentinas të futbollit, Lionel Messi.

    Ai tha se Messi kishte gjithmonë respekt për të, duke shtuar se gruan e ka nga argjentina dhe e do atë vend.

    Me këtë deklaratë, Cristiano ka shuar edhe zërat për një ndarje të mundshme me Georgina Rodriguez.

    “Të luaj me Messin: Vëlla! (Po bëj shaka.) Gruaja ime është nga Argjentina dhe kam shumë dashuri për atë vend. Dhe për Messin. Ai gjithmonë kishte shumë respekt për mua. Mbaj mend në gala, meqenëse nuk fliste anglisht, unë përktheja për të. Kisha oferta për të luajtur me një nga klubet e tij në Kupën e Botës për Klube. Nuk mund të thuash që nuk do të pi nga ky ujë, por e shoh shumë të vështirë”, u shpreh Cristiano.

    Ndryshe, kapiteni portugez ka 220 paraqitje dhe 137 gola për ekipin e tij kombëtar. /Klankosova.tv

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!