Për gati tre vite rresht ajo ishte çdo ditë në portale.
Secili veprim, secila foto, secili postim i Kallashit bënin bujë në publik duke e transformuar valltaren në një ‘hambar’ lajmesh për median online.
Megjithatë, tash e një kohë, Kallashi sikur është tretur pak.
Ajo ka hequr dorë nga vallëzimi në klube teksa edhe rrjetet sociale i ka të limituara.
Përkundër këtij fakti, edhe pse poston rrallë, Kallashi kujdeset të marrë vëmendjen. Ajo sot është shfaqur kritike ndaj politikës në prag të zgjedhjeve, duke i dhënë vetes të drejtën të lëshohet në analiza për nivelin zhgënjyes të politikanëve në vend.
‘Po mendoj nganjëherë mos është duke i paguar Serbia këta njerëz për me hi në parlament të Kosovës për me i tregu botës se këta nuk kanë njerëz të ditur për me mbajt shtet’ – ka deklaruar Kallashi në postimin e saj në rrjete sociale.
Donjeta, pa përmendur emra ka thumbuar edhe këngëtarë të cilët janë deputetë duke deklaruar se nuk e kanë vendin aty.
‘Shumica janë bodyguard, këngëtarë tallava, qobana pa shkollë, pak prej tyre e meritojnë përfaqësimin në parlamentin e Kosovës’ – ka përfunduar valltarja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.